Kurti e emëron Gegë Lleshin zëvendësministër të parë në Ministrinë e Mbrojtjes

Prishtinë | 02 Mar 2026 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Gegë Lleshi nga radhët e Partisë Shqiptare Demokristiane është emëruar në postin e zëvendësministrit të Parë në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Gegë Lleshi në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Kryeministri Kurti e uroi z. Gegë Lleshi për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Të ngjashme