Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimet që i merr Gjykata Kushtetuese duke e përfshirë edhe vendimin për Manastirin e Deçanit.
Kurti ka thënë se Gjykata Kushtetuese duke e pranuar çdo ligj që kalon në Kuvend po e zëvendëson komisionin parlamentar për legjislacion.
Ai më pas me ironi ftoi Gjykatën Kushtetuese që “të garojë në zgjedhjet e ardhshme”.
“Gjykata Kushtetuese praktikisht është duke e zëvendësuar me trajtimin e ligjeve që ne i kalojmë në Kuvend, komisionin për legjislacion. Ne kemi komision për legjislacion, të gjithë ligjet janë duke përfunduar në Gjykatë Kushtetuese”.
“Nuk besoj që Gjykata Kushtetuese do të duhej të trajtonte secilin ligj, duke pasur komision, po merret me pagat, po merret me ligjin për çmimet tavan, me çdo gjë”.
“Në këtë kuptim unë e ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë, i votojmë”, ka deklaruar Kurti në RTK.