Nën patronazhin e kryeministrit, Albin Kurti, me organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot organizohet Forumi Ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.
Pos Kurtit, në forum do të jenë të pranishëm ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kroacisë.
Po ashtu do të marrin pjesë edhe përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve tjera relevante si dhe përfaqësues të komuniteteve të biznesit nga të dyja vendet.
Forumi pritet të nis nga ora 10:45.