Deputeti nga LVV-ja dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, tha se Qeveria nuk është e gatshme për Bashkim Evropian pasi që, sipas tij, e dinë që nuk është afër.
Ai tha se kryeministrit dhe qeverisë nuk i konvenon lëvizja majtas kah rendi e ligji, sikurse nuk i konvenonte qeverisë së Gruevskit në Maqedoni, u shpreh Kurti.
“Gjatë kësaj qeverisje 9 mujore nuk kemi përgjigje për krimet, në vazhdimësi nuk kemi drejtësi, drejtësia po mohohet e krimi po gjallon”.
“Gjykata në një vend demokratik duhet të jetë e pavarur nga qeveria por jo nga shteti. E kundërta vlen në Kosovë, kemi gjykatë e gjykatës të pavarur nga shteti i Kosovës përfshirë këtu EULEX-in dhe aq të varur nga qeveria dhe regjimi në fuqi”.
“Qeveria është për integrim në BE, unë besoj se jemi shumë larg anëtarësimit në BE. Po të ishim afër anëtarësimit, qeveria do të ishte kundër anëtarësimit sikur Gruevski dikur në Maqedoni që në fakt ishte kundër anëtarësimit në BE. Qeverisë dhe presidentit nuk iu konvenon anëtarësimi i Kosovës në BE, sepse do të ishte lëvizje e Kosovës majtas dhe kah rendi e ligji. Qeveria është për Bashkim Evropian se e din që nuk është afër me ndodhë kjo”.
Kryeministri Haradinaj tha se nuk ka të drejtë të krahasojë qeverinë e tij me atë të Gruevskit, raporton Ekonomia Online.
“Shumë prej konstatimeve tua janë të vërteta, edhe gati të pashë si një lider parimor po i bën do gabime faktike që nuk po kam qare pa t’i thënë që nuk po të shkojnë për shtati. As në kohë, as hapësirë në çfarëdo matematike nuk mund ta krahasosh një qeveri Haradinaj me qeverinë Gruevski nuk takon kjo. Ti mundesh nashta je ekspert me gjetë diçka të ngjajshme në këtë qeveri e në ata nuk është ashtu mos bë kësi gabimi”.
Ai tha se në BE do të shkojnë drejt djathtas kah ligji.
Haradinaj shtoi se Qeveria e tij ka synim BE-në dhe është jetike për qeverinë e tij.
“Nëse unë du me shku në Evropë, unë nuk shkoj majtas e në ligj po shkoj drejt djathtas e në ligj”.
“Në marrëdhëniet e një kryetari të qeverisë me parlamentin duhet me pasë korniza të caktuara, shumicën e respektit kur reagoj nuk e bëj veç për njërin këtu po edhe për shkak të 2 milionë njerëzve, kjo qeveri është thellë e interesuar me iu afru BE-së. Për me hy nuk e di se nuk kam ardhë aty, por kjo qeveri e ka jetike me hy në BE”.
“Na nuk po frikësohemi për me hy në BE, mos e thuaj këtë. Institucionet e BE-së po nuk kam deshtë me thënë këtë, janë ardhë, janë taku me deputetë dhe kanë thanë nuk kanë lidhje deputetët çka është t’u ndodhë nuk janë tu i lexu materiet, nuk janë t’u marrë me temat, për fat të keq na kanë thënë duhet me ju ndihmu parlamentit me ju tregu cka po ndodh”.
Ndërsa nga vendi filluan të replikojnë deputetët e VV-së duke i thënë se ka emëruar shumë zv. ministra.
Por Haradinaj tha se “ kallëzoni bre burrë nëse është problemi aty”.
“Qajo është konstatimi se zv.ministrat po na pengojnë me shku në BE, a qaty problemi a, epo mirë kallëzoni burrë. Prej natyre guximin e kam edhe qytetar njerëzor, pse dikush në këtë vend po menojka me nal vendin e vet me shku drejt BE-së ose mos me i ndihmu vendit të vet ke shku drejt BE-së. Jam duke bërë bukur punë sakrificë me shku kah BE- ja në kohë më të shkurtër”.