Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Cristmund Heldt, raporton Ekonomia Online.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, nuk ka pasur deklarime.
Kurti ditën e parë si kryeministër e kishte shumë të ngjeshur.
Ai në ora 11 e pranoi në mënyrë solemne postin nga zëvendëskryeministri Pacolli, ndërsa bëri homazhe në Prekaz, mori pjesë në akademi përkujtimore në Mitrovicë, si dhe takoi disa ambasadorë të akredituar në Kosovë.