Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë bërë përurimin e çerdhes së re në Suharekë, raporton Ekonomia Online.
Në përurim morri pjesë edhe kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj. Të tre së bashku kanë vizituar objektin e çerdhes për të parë nga afër investimin e bërë.
Kurti, ka bërë të ditur janë investuar mbi 744 mijë euro, duke shtuar se ndërtimi i kësaj çerdheje është një hap përpara për të ofruar arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.
Madje pohoi se ky investim është dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
“Ky është një investim i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve dhe të gjithë komunën e Suharekës. Ndërtimi i kësaj çerdhe është një hap përpara për të ofruar arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës që nuk e lënë as kënd prapa. Ne besojmë që çdo investim në arsim është investim në të ardhmen”.
“Vlera e punimeve të këtij projekt të mbështetur nga MAShTI arrin shumën prej 744 e 382 euro e 5 cent, çerdhja ofron një hapësirë moderne prej 1 800 metra katror, duke pasur kapacitet për të pritur 160 fëmijë. Ky investim është dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha ai.
Ministrja Nagavci, tha se në vazhdimësi po punohet për të siguruar kushte të miratuar për fëmijët, nxënësit dhe të rinjtë.
Sipas saj, edukimi në fëmijërinë e hershme është prioritet i Qeverisë dhe është objektivi i parë më strategjinë e arsimit.
“Duke qenë se fëmijët janë krijesa më e çmuar dhe me ndjeshme në botë, është obligim i jonë që përveç dashurisë që japim, të krijojmë kushteve për zhvillimin e duhur dhe maksimal për potencialin e tyre. Kemi punuar drejt dhe fortë për të siguruar kushte të miratuar për fëmijët, nxënësit dhe të rinjtë tanë”.
“Edukimi në fëmijërinë e hershme është prioritet i Qeverisë dhe është objektivi i parë më strategjinë e arsimit. Kemi miratuar ligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme, marrëveshjen me Bankën Botërore për investime në institucionet para-fillorë të arsimit, kolegjiumin e drejtorëve, përgatitej e edukatorëve që punojnë me fëmijët”, ka thënë ajo.
Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, tha se në vitin 2018 në këtë qytet ka qenë vetëm një çerdhe dhe tani janë 9 prej tyre si në qytet e më fshatra, raporton EO.
“Më të vërtet Suhareka dal nga dal po ndryshon çdo ditë e mirë. Sot është një dite më rendis për fëmijët tanë e për personelin. Në vitin 2018 ishte vetëm një çerdhe, mirëpo sot kjo është çerdhja e 9 që po përurohet jo vetëm me qytet por edhe fshatë”, ka thënë ai.