Kryetari Albin Kurti dhe deputetja Arbërie Nagavci pritën sot në takim Ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen politike në vend, integrimet euro-atlantike dhe për bashkëpunimin bilateral të Kosovës me Hungarinë e për mundësitë e shtimit te tij. Kryetari Kurti foli për hapat të cilat Lëvizja VETËVENDOSJE! propozon për të dalë nga kjo situatë e cila ka shkaktuar diku ngecje e diku regres në dimensionin socio-ekonomik dhe politiko-institucional.
Të dyja palët pas diskutimit u pajtuan për bashkëpunim të vazhdueshëm e takime të mëtutjeshme.