Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.
Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje nga ky takim. Por sipas një njoftimi për shtyp, Kurti, nga ana e tij e njoftoi ambasadoren për prioritetet kryesore të programit qeverisës.
Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin Kosovë – Francë.