Kurti e Osmani homazhe në Krushë të Vogël: Serbia po bën krim të dyfishtë me mospranim të fajit

Krushë e Vogël | 26 Mar 2021 | 12:25 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë thënë se Krusha e Vogël është dëshmia e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, duke u zotuar për angazhim për drejtësi e zbardhjen e fatit të të pagjeturve, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti, tha se Krusha e Vogël është dëshmi e gjenocidit të  kryer nga Serbia në Kosovë.Ai tha se Qeveria e Kosovës do të angazhohet për drejtësi për të vrarët e zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Erdhëm në Krushë të Madhe dhe të Vogël që të bëjmë nderim për të vrarët gjatë luftës dhe për të pagjeturit që janë një plagë e hapur për familjen dhe shoqërinë tonë. Krusha e Vogël është një shembull i gjenocidit të Serbisë në Kosovë, e cila synonte të na largonte nga veni ynë. Si Qeveri zotohemi se do të angazhohemi për drejtësi për të rënët, për të pagjeturit”, tha Kurti.

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka thënë se Serbia po kryen krim të dyfishtë duke fshehur krimet.

Ajo tha mos dënimi i atyre që kanë kryer krime e fshehja  e trupave të pagjetur janë krime në vete.

“Ky është gjenocid i dyfishtë sepse edhe fshehja e krimit është krim në vetvete. Duke mos lejuar hapjen e varrezave masive duke mohuar krimet, gjenocidin, mos kërkuar falje dhe duke mos vënë kryesit e veprave para drejtësisë, Serbia po kryen këtë krim të dyfishtë”, tha ajo.

Të ngjashme