Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun ku kanë diskutuar për formimin e institucioneve, raporton Ekonomia Online.
Takimi me Abdixhikun është i fundit që zhvillohet në kuadër të takimeve me partitë parlamentare.
Nga këto takime fituesit e zgjedhjeve kanë marrë mbështetje për formimin e institucioneve, kryesisht nga përfaqësuesit e minoriteteve joserbe.
Ndrësa, votat për zgjedhjen e Presidentit ende nuk janë siguruar, ku deri më tash PDK-ja e AAK-ja kanë bërë të ditur se nuk do t’i bëjnë kuorumin Osmanit.
LDK-ja ende s’ka vendim, dhe një gjë do të vendoset në takimit e së shtunës të Kryesisë së LDK-së.
Abdixhiku në këtë takim është i shoqëruar nga Kujtim Shala.