Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, ka përmbyllur ciklin e takimeve me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin me përfaqësues të komuniteteve jo serbe në Kosovë, ku është diskutuar për formimin e institucioneve të reja, raporton Ekonomia Online.
Kurti e Osmani gjatë ditës kanë takuar të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve jo serbe të cilët kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Shumica nga ta i kanë dhënë mbështetje Kurtit e Osmanit për krijimin e institucioneve.