Kurti e pranon se gjuajtën gazin lotsjellës në Kuvend

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 14:36 | Nga

Albin Kurti, gjatë deklarimit të tij në gjykatë, e ka pranuar se në Kuvend është përdorur edhe gazi lotsjellës për të kundërshtuar marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit 2015.

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë seancës gjyqësore ka thënë se kanë provuar me pipa fishllues, me vezë, me ujë e me gaz lotsjelles që të mos e lejojnë normalizimin e Zajednices dhe Demarkacionin me Malin e Zi, raporton Express.

“Kemi provuar me pipa fishllues, me vezë e me ujë, e kemi provuar edhe me gaz lotsjelles që të mos lejojmë kurrsesi normalizilmin e Zajednices dhe demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë Kurti në seancë.

Ai tha se kur nuk kishin pasur mundësi të flisnin për të kundërshtuar këto marrëveshje, kishin organizuar protesta brenda dhe jashtë Kuvendit.

“Kur na është pamundësuar që të flasim në seancat e Kuvendit për këto çeshtje, dhe kur krerët shtetërorë në rastin më të mirë donin të vinin vetëm me një njoftim për Kuvendin për marrëveshjet që kishin nënshkruar, ne filliam të organizojmë protesta edhe jashtë edhe brenda Kuvendit. Të praktikonim padëgjueshmeri parlamentare”.

 

Të ngjashme