Kurti e pranon se ka pasur sulme kibernetike ndaj Qeverisë: S’kishte dëme, u vështirësua funksionimi

Prishtinë | 11 Maj 2023 | 14:52 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në konferencën “Siguria kibernetike: A është dezinformimi kërcënimi i radhës? organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se siguria kibernetike është vendimtare për funksionimin e shtetit dhe se kjo çështje mbetet prioritet për Qeverinë.  Ai në bashkëbisedim me të pranishmit tha se Kosova ka një mbrojte solide, por që sipas tij, nuk është e mjaftueshme.

Kurti tha se Qeveria ka pasur dy sulme kibernetike që nuk kanë arritur të dëmtojnë sistemin, por e kanë vështirësuar funksionimin.

“E kemi një mbrojtje solide por ende jo të mjaftueshme. Kemi pasur sidomos dy raste me të theksuara te sulmeve me serverët e qeverise dhe ja kemi dalë përkundër pengesave që kanë shkaktuar. Nuk kanë arritur të na dëmtojnë sistemin mirëpo na e kanë vështirësuar funksionimin. Po marrim mësime edhe prej rasteve të Shqipërisë, por ka edhe sulme më asaj që po quhet lufta hibride, me lajme të rrejshme e shpeshherë edhe me histori të rrejshme. Problem janë dhe historitë e rrejshme, ka deformim të historive të shekujve të kaluar por edhe deforim të kohërave që kemi kaluar edhe vet ne. Çdo javë dëgjojmë ndonjë lajm që është për të kaluarën tonë e që e dimë që është i rrejshëm, rastet e krimeve pra. Dhe këto shkaktojnë probleme sidomos tek të rinjtë, në njërën anë sulmet kibernetike dhe anën tjetër i kemi sot të cilat janë sulme që nuk kanë qëllim rënien e sistemit, por deformimin e opinionit. Dëshirojmë që sa më shumë të bashkëpunojmë me sektorin privat, meqenëse jemi dëshmitar se edhe ekspertët më të mëdhenj janë në sektorin privat. Ajo që ne synojmë është që gjithashtu në kuadër të ligjit për zyrtarët publik ta bëjmë një lloj pranimi që profesionistet e specializuar në kuadër të sigurisë kibernetike të jenë një kategori e veçantë e shërbyesve. Neve na nevojitet që për sigurinë kibernetike të kemi ekspertet më të mkrë, andaj e kemi bërë edhe këtë dallim në paga”, tha ai.

“Digjitalizim dhe avancimi në teknologjinë po sjellin ndryshime në ekonomi dhe shoqëri, ato po sjellin përfitime të shumta. Transformimi digjital ka ngritur nivelin arsimor në të gjitha nivelet. Digjitalizimi dhe teknologjia ngrisin inovacionin. Digjitalizim kontribuon në një shoqëri gjithëpërfshirëse demokratike. Përfshirja e digjitalizimit në të gjithë sektorët është një prioritet për qeverinë tonë. 130 shërbime elektronike janë të qasshme përmes E-Kosova. Po punojmë për digjitalizimi e ekonomisë. Jemi duke investuar në parkun e trajnimit në Prizren. Siguria kibernetike është vendimtare për funksionimin e shtetit. Adresimi i rreziqeve të sigurisë dhe digjitalizim kërkon bashkëpunimin me të gjitha palët e interesit dukë përfshirë këtu edhe shtet tjera. Siguria kibernetike është bërë edhe më e rëndësishme për qeverinë. 

Ai tha se grat dhe vajzat po përballen më shpesh me shqetësime në hapësira kibernetike, raporton EO.

“Pikë se pari mendoj që është e rëndësishme të kemi parasysh që pluralizmi politik dhe mendimeve nuk duhet të jetë në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Nuk mund të kemi demokraci pa pluralizëm politik. Nuk mund të ketë demokraci pa të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit. Të drejtat e njeriut janë të domosdoshme dhe janë vlerat themelore. Gratë dhe vajzat më shpesh përballen  më shqetësime online në hapësirën kibernetike e që mund të ndikojnë në sigurinë e tyre të përgjithshme si atë fizik dhe atë mendor. Siguria mund të arrihet përmes programeve arsimore”, tha ai.

Të ngjashme