Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, raporton Ekonomia Online.
Mediat janë lejuar të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, pasi takimi ka qenë i mbyllur.
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në mëngjes u takua edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani në Zyren e Presidencës.