Kurti e Sejdiu presin në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci

Prishtinë | 02 Kor 2017 | 15:15 | Nga

Në selinë qendrore të partisë Lëvizja Vetëvendosje, i nominuari për kryeministër nga ky subjekt politik, Albin Kurti, bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes, Dardan Sejdiu, pritën në takim Ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, Daniel Maksymiuk.

Sipas VV-së, ambasadori Maksymiuk e ka uruar këtë parti për suksesin në zgjedhjet e 11 qershorit. Ndërkaq, Kurti dhe Sejdiu shprehën mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e Kanadasë për Kosovën, prej pranimit të refugjatëve shqiptarë gjatë luftës e deri te njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Më pastaj, përgjatë takimit, u bisedua për situatën politike në Kosovë dhe sfidat për krijimin e qeverisë së re. Në veçanti u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, midis Kosovës dhe Kanadasë”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Në fund të këtij takimi të përzemërt, të dyja palët u dakorduan për të vazhduar komunikimin, për takime të tjera në të ardhmen dhe për shtim të bashkëpunimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme