Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë për medie.
Në njoftim thuhet se ata do të mbajnë konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, në lidhje me Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik.
Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, në lidhje me Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik”, thuhet në njoftim.