Kurti e uron kryeministrin e ri të Izraelit, pret thellimin e miqësisë mes dy popujve

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar për detyrën kryeministrin e ri izraelit, Naftali Bennett.

Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë që pret që të thellohet marrëdhënia mes dy popujve.

“Urime kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennett. Pres që të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë mes popujve tanë”, ka shkruar Kurti.


Të ngjashme