Nëse ka ekzistuar ideja e shëndoshë për një tunel që lidhë Prizrenin me Tetovën dje kjo ide është varrosur pikërisht nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Tetova është qytet me shumicë shqiptare dhe kryetar shqiptar, por Tetova është vetëm një komunë e Maqedonisë Veriore.
Në kushtetutën e Republikës së Maqedonisë komunat nuk bëjnë marrëveshje ndërshtetrore siç nuk bëjnë as në Kosovë marrëveshje të tilla komunat tona.
Imagjinojeni një situatë kur Kryetari i Dragashit do të mirrej vesh me Kryeministrin e Maqedonisë për një projekt të tillë. Absurde
Nëse Kurti do të ishte përnjëmend i interesuar për hapjen e tunelit këtë do ta diskutonte me kryeministrin Kovaçevski e sigurt jo me Bilallin.
Por kryeministri tall “myhybt” e vet e ata e hajnë në ajr mashtrimin.
E bajshi me shëndet dhe mos harroni se Maqedonia është shtet sovran dhe vendimet i merr vetë.