Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen në muajin maj në kuadër të rifillimit të dialogut me Serbinë.
Kështu të paktën ka thënë Xheraqina Tuhina, korrespodente nga Brukseli me anë të një postimi në Twitter.
Ajo ka thënë se javën e ardhshme, Kurti e Vuçiq do të jenë në takime të ndara me zyrtarë të lartë të BE-së , teksa në kryeqytetin evropian do të rikthehen sërish pas disa ditësh për të rinisur dialogun.
“Presidenti Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojnë ndaras Brukselin javën e ardhshme për të folur me zyrtarët më të lartë të BE-së. Ata do të kthehen në kryeqytetin evropian shumë shpejt, përderisa takimi i parë mes tyre në kontekstin e dialogut do të organizohet në maj”, ka shkruar ajo.