Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka emëruar Liza Gashin zëvendësministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Liza Gashi nga sot është zëvendësministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Menaxhimi, ndërmarrësia, hulumtimi, diplomacia dhe zhvillimi janë fusha në të cilat Gashi ka bërë studime dhe ka përvojë globale. Studimet Master për administratë publike i ka mbaruar në Arizona State University kurse ato Bachelor për marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike dhe gjuhë spanjolle në Wartburg College në Iowa. Po ashtu ka diplomuar në United World College në Kosta Rikë dhe në National University of Córdoba në Argjentinë.
Ka udhëhequr shumë shoqata, organizata e projekte, ndërkaq së fundmi ishte drejtore ekzekutive e Germin, një emër suksesi ky i urës sonë me diasporën. Diaspora jonë kërkon punë dhe vazhdimësi në procesin për ndërtimin e urave ndërlidhëse. Liza Gashi është mirë e përgatitur dhe me ekspertizë të i shërbej kësaj nevoje pikërisht tani.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit theksohet fakti se Liza Gashi nuk është anëtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE.