Kurti emëron Nenad Rashiq dhe Aleksandar Stankoviq këshilltarë politikë

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Nenad Rashiq i është bashkuar kabinetit të Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.

Ai është emëruar këshilltar politik dhe udhëheqës i zyrës për çështje të komuniteteve.

Vlen të theksohet se në zgjedhjet e 6 tetorit, Rashiq kishte kandiduar me partinë e tij Partia Progresive Demokratike.

Njoftimi i ZK:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Nenad Rašić, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Gjithashtu, kryeministri në detyrë Kurti ka emëruar edhe z. Aleksandar Stanković, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë.

Të ngjashme