Kurti: Emisarët më thanë mos e shpalos draftin, në të kundërtën i bije që s’jam koordinuar me ta

| 03 Nën 2023 | 14:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti duke iu përgjigjur kritikave të opozitës tha se nuk e ka bërë publike draftin për Asociacionin pasi kjo i është kërkuar nga emisarët evropianë e amerikanë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se nëse e publikon atëherë i bije që nuk është duke punuar me koordinim ashtu siç është duke kërkuar opozita.

“Ata kanë marr njoftime shumë më pak se sa sot ju ne seancë. Nuk ekziston asnjë informacion që iu është dhënë ambasadorëve e që iu tashmë nuk e dini. Ka shumë të tilla që ju i dini këtu e nuk i din ata”.

“Emisarët evropian thanë mos me tregu datën, tash e me koordinim a pa koordinim se jam në hallë me ju. Ata më thanë që këtë draft që po ju jap juve mos e ndani me qytetarët. Unë e kam ndarë me president se ajo është shefja e shtetit”.

“Unë jam në koordinim të vazhdueshme me evropianet e amerikanët, me iu treguar juve draftin i bije që jam pa koordinim. Veç me tregoni qysh po doni, me koordinim a pa koordinim”, tha Kurti.

Të ngjashme