Qeveria Kurti thotë që ende nuk ka shqyrtuar raportin për Ujmanin, analistët thonë që duhet të zbatohen marrëveshjet.
Në adresë të kryeminsitriit Kurti po vijnë kërkesa për zbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel e Washington.
Së fundi një e tillë erdhi nga zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mathew Palmer.
Ai deklaroi që marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumice serbe është obligim të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe të njëjtin duhet ta zbatojnë.
Një marrëveshje tjetër për të cilën, po kërkohet që të zbatohet nga dy qeveritë, është edhe ajo për Liqenin e Ujmanit.
Ani pse dy qeveritë kanë pranuar një raport në lidhje me këtë pikë të marrëveshjes së Washingtonit para dy javësh, nga Qeveria Kurti thonë se ende janë duke e shqyrtuar.
Ndërkohë gjithë këto zhvillime rreth marrëveshjeve, shefi i ekzekutivit po i sheh si presion mbi të.
Megjithatë me Kurtin nuk pajtohen ata që e përcjellin dialogun për vite.
Sipas Agon Maliqit, kjo lloj qasje e dëmton pozicionin e Kosovës në dialog.
Edhe Violeta Haxholli nga KDI vlerëson se moszbatimi i marrvëshjeve nga ana e Qeverisë Kurti 2 mund të ketë pasoja të mëdha.
Duke folur për pasojat, të njëjti vlerësojnë se Kosova mund të izolohet por nuk presin që të ketë pasoja të drejtpërdrejta për Qeverinë.
Bashkimi Evropian konfirmoi se takimi në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivelin e negociatorëve, do të zhvillohet të mërkurën, më 7 korrik.