Kurti është i prapa-mbetur

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 19:53 | Nga Artan Behrami

Iu deshën 23 vjet me kuptu që Rambuje, megjithatë, nuk ishte aq e dëmshme sa e kishe projektuar.

Iu deshën 15 vjet me kuptu që procesi për definimin e statusit të Kosovës nuk ishte aq shkatërrues për shtetin e Kosovës.

Iu deshën 14 vjet me kuptu se shteti i Kosovës ekziston; se flamuri i Kosovës duhet të respektohet; se himni i Kosovës duhet të nderohet.

Iu deshën po ashtu 23 vjet për të kuptuar se bashkimi kombëtar nuk qenka i mundur.

Iu deshën 14 vjet me kuptu se Kushtetuta e Kosovës megjithatë nuk lejon bashkimin me shtete tjera.

Iu deshën 2 vjet me kuptu se mësiti i Qeverisë Kurti 1, Borrelli dhe Lajcaku, janë status neutral ndaj Kosovës.

Iu deshën 2 vjet me kuptu se Bashkimi Evropian nuk është adresë e sigurt dhe orientim politik i Kosovës.

Dhe frika ime është që Albin Kurti, edhe pas 25 vjetëve prej që është në politikë, ende nuk e ka kuptuar rolin e SHBA-së për çlirimin, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Edhe sa vjet duhet t’i humbë Kosova?

Edhe sa vjet duhet t’i humbin qytetarët?

Edhe sa herë duhet me fitu pushtetin?

Edhe sa herë duhet me mashtru njerëzit?

Për me kuptu se SHBA-ja është përcaktuese për ekzistencën e shtetit të Kosovës!

Të ngjashme