Analisti politik, Fitim Salihu, ka komentuar takimin e sotëm n ëmes të kryeministrit Albin Kurti dhe dy liderëve të opozitës, Memli Krasniqit e Lumir Abdixhikut.
Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, Salihu ka thënë se kryeministri është me fat që e ka në opozitë Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun, dhe jo Albin Kurtin.
“Albin Kurti është me fat që nuk e ka në opozitë Albin Kurtin, por Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun. Dy liderët opozitarë sot pranuan ftesën e Kurtit për takim. Po ashtu, PDK-ja e LDK-ja, duke e prioritizuar interesin shtetëror dhe sigurinë nacionale, e përkrahën aksionin policor në veri. As e interpretuan si potez elektoral, as e njollosën si protagonizëm personal dhe as e kritikuan për dështim në largimin e barrikadave, siç bënte LV-ja më 2011 – hiç më larg se tri ditë pas aksionit të Policisë së Kosovës”, ka shkruar ai.