“Kurti është partner i zahmetshëm, por gjithsesi se partner”: Deklarohet sërish Escobari

Prishtinë | 11 Qer 2023 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

“Nganjëherë është partnerë i zahmetshëm*, por gjithsesi partner”. Kështu përgjigjet Emisari i Posaçëm i ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i pyetur rreth deklaratës e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill rreth Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se “nuk di në mund ta konsiderojë ShBA Kurtin partner”.

“Më duhet këtë ta bëj të qartë – zoti Kurti është partner i yni. Nganjëherë është partner i zahmetshëm, por gjithsesi se partner. Kosova është partneri i ynë. Serbia është partneri ynë. Andaj, edhe në të ardhmen, ne duam të përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën, dhe marrëdhëniet në përmirësim që kemi me Serbinë, për të gjetur mënyra ndërsjelltazi të pranueshme dhe përfituese në mënyrë që të dyja të mund të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Por, jo vetëm kaq, por që të dyja të hapin dyert e integrimit për tërë rajonin. Kështu që ne duam të përdorim marrëdhëniet tona të mira për të ndihmuar në ndërmjetësim në të ardhmen”, ka thënë Gabriel Escobar në një intervistë për Institutin për Politika dhe Ekonomi të Evropës Juglindore.

Të ngjashme