Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe zyrtari i VV-së, Agim Bahtiri, thotë se Mitrovica do ta vulos fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit për pozitën e Kryeministrit.
Ai këto komente i ka bërë pas një tubimi me qytetarë që kandidatët e VV-së mbajtën në Shipol.
Në këtë tubim folën kandidatët për deputetë Faruk Mujka, Fidan Ademi, Arjeta Fejza dhe Sylejman Meholli.
“Shipoli sonte tregoj se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë e pakontestuehme dhe madhështore, sepse është e vetmja alternativë për ndryshim pozitiv dhe zhvillim të vendit. ”
” 6 tetori do të jetë një referendum gjithëpopullor në mbështetje të kryeministrit në ardhje, Albin Kurti, i vazhdimisht i ka ndihmuar Mitrovicës dhe pikërisht qyteti ynë do ta volus fitoren e tij.” ka shkruar Agim Bahtiri në Facebook.