Kurti flet në telefon me Peach: Qëllimi i qeverisë është të sigurojë akses në zyra për kryetarët e rinj në veri

Prishtinë | 27 Maj 2023 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin tha se ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Kurti tha se në këtë telefonatë ka theksuar se qëllimi i vetëm i qeverisë është të sigurojë akses në zyra për kryetarët e zgjedhur të komunave veriore dhe se do të angazhohet për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e marrëveshjes.

“Pata një telefonatë me Stuart Peach për zhvillimet e fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë akses në zyra për kryetarët e zgjedhur të komunave dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Të ngjashme