Kurti flet për incidentin me Osmanin në aeroportin e Shkupit: Do të ketë raport që do ta zbardhë këtë çështje

Prishtinë | 05 Gus 2024 | 13:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani ditë më parë ka pasur një problem në aeroportin e Shkupit, ku sigurimi i aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal. E për këtë folur kryeministri, Albin Kurti, në një konferencë për media në Shkup me homologun e tij nga Maqedonia e veriut.

Sipas tij, incidenti i Osmanit nuk është një provokim nga ana e autoriteteve maqedonase.

“Nuk e di që kemi pasur si institucione të Republikës qëndrim të tillë (se ishte provokim). Mund ta këtë thënë ndokush prej qytetarëve, por jo institucionet e Republikës. MPJD e ka dhënë deklaratën saj, që paraqet qëndrimin e Qeverisë, gjithashtu edhe qëndrim edhe MPJ- e Maqedonisë e kemi parë. Besoj që duhet ta synojmë të vërtete dhe kuruese tensionimin. Pra le të zbardhet rasti janë organet përkatëse që e bëjnë këtë gjë”, ka thënë Kurti.

Ai tha se ka qenë përvojë e rëndë që ka përjetuar Osmani.“Pa dyshim ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes Vjosa Osmani, me dy gusht në aeroportin e Shkupit, ka qenë me familje dhe me dy vajza të vogla. Autoritet e Maqedonisë së Veriut, krerët e shteti këtu kanë shprehur keqardhje për rastin. Do të ketë raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje, dhe ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe mos të përsëritet kurrë më një situatë e tillë”, potencoi ai.

Të ngjashme