Kurti flet për investimet në trashëgimi kulturore, premton se së shpejti nisin punimet edhe në Xhaminë e Orllanit dhe Bajraklisë

Prishtinë | 16 Dhj 2025 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se që gjatë periudhës 2021-2025  kanë investuar 4.73 milionë euro vetëm në trashëgiminë kulturore.

Teksa përmend restaurimet që janë duke ndodhur aktualisht, ka premtuar se së shpejti do të nisin edhe punimet në Xhaminë e Orllanitnë Podujevë dhe në Xhaminë e Bajraklisë në Prizren.

“Në periudhën 2021–2025, kemi investuar 4.73 milionë euro vetëm në trashëgiminë kulturore islame. Aktualisht, punimet e restaurimit po vazhdojnë në Xhaminë Mulla Vesel Guta në Ferizaj, për të cilën kemi ndarë 1.5 milionë euro; në Xhaminë Sudi Efendi në Prishtinë, me investim 600 mijë euro; në Xhaminë e Çokut në Junik, 500 mijë euro; dhe në Xhaminë e Burojës në Skenderaj, për restaurimin e së cilës kemi ndarë 400 mijë euro. Së shpejti do të nisin punimet edhe në Xhaminë e Orllanit në Podujevë dhe në Xhaminë e Bajraklisë në Prizren. Trashëgimia kulturore fetare, pa dallim dhe në gjithë vendin, mbetet prioritet i Qeverisë sonë”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme