Kurti fton tri parti në takim, LDK ende s’ka përgjigje

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar ftesë për takim tri partive opozitare – Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – në prag të seancës konstituive të Kuvendit.

Sipas burimeve të Ekonomia Online, deri më tani Aleanca ka refuzuar pjesëmarrjen në takim, ndërsa LDK-ja ende nuk i ka kthyer përgjigje ftesës. Përgjigjja e PDK-së nuk dihet ende.

Të ngjashme