Kurti: Gjuajtja me armë e Gashit nuk është nga tradita e keqe, por nga kultura

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 14:07 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se e mbështesë mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të shkarkuar zv. kryeministrin, Dardan Gashin.

Kurti tha se gjuajtja me armë nga Gashi nuk ka të bëj me traditën shqiptare por me kulturën e keqe. Ai tha se gjuajtja e tij nuk ka qenë hirplote dhe me takt por ka qenë delirante dhe e një kulture të keqe.

“Tradita e shqiptarëve të gjuajtjes me armë është ajo e gjuajtjes hirplotë kur ka rregull dhe takt. Gjuajtja e Gashit nuk ishte gjuajtje hirplotë por gjuajtje delirante dhe si e tillë nuk ishte gjuajtje hirplotë e traditës shqiptare por ishte gjuajtje delirant e një kulture të keqe. Tradita shqiptare është e mirë po ka kultura të këqija”.

“Unë besoj ka ca shkaqe se këtu nuk jemi të bëjmë gjyq por mund të bisedojmë për shoqërinë dhe historinë. Shqiptarëve u kanë munguar armët kur iu kanë nevojitur më së shumti kjo mungesë ka bërë që armët të mos jenë vetëm mjete por të krijohet një marrëdhënie dëshirante për armën. Kjo është kulturë e keqe që vjen nga shtypja e huaja nga pamundësia për vetëmbrojtje. Nuk është traditë e keqe por kulturë e keqe. Unë e përkrahi mocionin për shkarkimin e zv. kryeministrit Gashi”, tha Kurti.

Këto komente Kurti i bëri gjatë vazhdimit të seancës së sotme në të cilën ishte thirrur në interpelancë kryeministri Ramush Haradinaj lidhur me gjuajtjen me armë në një tubim nga zv. kryeministri Dardan Gashi. Votimi i këtij mocioni të propozuar nga LDK, është shtyrë për në orën 15:00.

Të ngjashme