Kurti i bën një Adem Demaçin dhe Astrit Deharin: AD – kush jehon, rron edhe kur s’jeton, si këta dy

Prishtinë | 26 Shk 2023 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti së bashku me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, ditën e diel e ka kaluar te familjet Demaçi e Dehari.

Kryeministri Kurti ka ndarë fotografi nga vizitat e tij tek këto dy familje, teksa ka shkruar se Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen.

“Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë. Kush jehon, rron edhe kur s’jeton. Si këta dy”, shkruan Kurti ndër të tjera.

Të ngjashme