Kurti pret fitore të thellë, në mandatin e parë na vonuan pak

Prishtinë | 08 Dhj 2024 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti, ka shfaqur besimin se do t’i fitojë thellësisht zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se Kosova do të jetë një vend atraktiv për investime strategjike, duke filluar dhe nga prodhimi i armëve.

Ai ka folur edhe për “armiqtë” e tij duke iu referuar opozitës që sipas tij iu bë palë dhe Gjykata Kushtetuese, siç tha Kurti “për të na vonuar”.

“’S’kanë çka na bëjnë më. Na vonuan në mandatin e parë, por s’do të mund të na vonojnë dhe në mandatin e dytë”, tha ai para Këshillit të përgjithshëm të VV-së.

Kurti tha se si fokus si qeverisjes së ardhshme të tij do të jetë që të gjithë ata që keqpërdoren paranë publike do të japin llogari para ligjit.

“Lëvizja do të fitojë dhe populli do të fitojë, punësim të gjithmbarshëm dhe rritje të rrogave dhe pensione”, tha ai.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë VV-në.

Të ngjashme