Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka komentuar thirrjen e djeshme që kryeministri Kurti ua bëri mjekëve, duke i ftuar ata që të kthehen në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Avdullahu ka thënë se ky veprim i Kurtit është “sa për t’u shitur patriot”.
“Kurti i thotë diasporës, konretisht mjekëve, KTHENU në Kosovë, qe edhe ministri jem i shëndetësisë Latifi u kthy. Pra nuk ju thotë – Kthenu se pagat do të jenë më të mëdha – Kthenu se kushtet e punës janë sot më të mira se dje – Kthenu se mjetete e punës shpejtë do të jenë më të mira – Jo, Jo”, shkroi Avdullahu.
Sipas Avdullahut, kjo thirrje e Kurtit është patetizëm, bazuar në faktin se shumica e atyre që po ikin nga Kosova janë nga fusha e shëndetësisë.
Postimi i plotë i Avdullahut:
Me rëndësi mu shit patriot – KTHENU në Kosovë po ju thotë Kurti mjekëve
Kurti i thotë diasporës, konretisht mjekëve, KTHENU në Kosovë, qe edhe ministri jem i shëndetësisë Latifi u kthy. Pra nuk ju thotë – Kthenu se pagat do të jenë më të mëdha – Kthenu se kushtet e punës janë sot më të mira se dje – Kthenu se mjetete e punës shpejtë do të jenë më të mira – Jo, Jo – Ai ju thotë kthenu se qe ministri u kthy – A do me i bo krejt ministra a çka është puna ? Apo me rëndësi të shitesh patriot. Kthenu se nona Kosovë ka nevojë për ju. Çfarë patetizmi. Se sa e pasinqertë është kjo thirrje e Kurtit, tregon fakti se nga të gjithë ata që sot po ikin nga vendi i pashpresë, një pjesë e madhe janë mu nga fusha e shëndetësisë.