Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga kreu i AAK-së, që siç ka thënë të mos bazohet vetëm në tituj të lajmeve, por t’i lajmërojë ato deri në fund.
Haradinaj ka thënë se Kosova është në krizë të rëndë energjetike dhe sipas tij, nuk premtohet një e ardhme më e mirë.
Me këtë rast, kreu i ekzekutivit tha se do të fokusohen për t’i ndihmuar shtresat në nevojë në rast të një krize.
“Kosova nuk do të jetë e varur në prodhimin e energjisë elektrike. Mos u bazoni vetëm në tituj të lajmeve, por lajmëroni ato deri në fund. Gazsjellësi edhe nëse do të ishte marrë, nuk do të ishte në funksion në këtë krizë energjetike. Njëri bllok është në remont ndërkaq tjetri do të hyjë në remont. Ndihma më e madhe do të koncentrohet te rastet e skemës sociale dhe në rastet në nevojë që nuk janë në skema sociale. Strategjia kombëtare e energjisë përfshin kapacitete të reja të energjisë. Gjatë mbledhjes së përbashkët me Shqipërinë është shkruar marrëveshje bashkëpunimi për investime të përbashkëta në kapacitete të reja gjeneruese. Me strategjinë do të kujdesemi që ta rifreskojmë njëjtë siç u bëmë të parët në Ballkan me investim në bateri”, deklaroi Kurti.