Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në natën e tretë të Vitit të Ri i ka vizituar familjet Xheladini dhe Dehari.
Ai ka thënë se i kujton me mall e dashuri Arbenin e Monin, Arbnorin e Astritin.
Kujtojmë se në vitin 2007, Arben Xheladini dhe Mon Balaj kanë ndërruar jetë pasi janë qëlluar me plumba gome nga Policia e UNMIK-ut gjatë një proteste të organizuar nga VV.
Ndërsa në vitin 2016, Astrit Dehari është gjetur pa shenja jetë në burgun e Prizrenit.