Kryeministri i vendit Albin Kurti në seancën ku po diskutohen katër vjetët e qeverisjes së tij, i është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës duke thënë se me krenari dhe besim flet për punën e bërë gjatë mandatit të tij, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se janë kritikuar për mos njohje të reja, por që sipas tij as njohjet e reja e as liberalizmi i vizave nuk ka qenë premtim i tyre.
Ai ka shtuar se kanë premtuar punësim dhe drejtësi dhe ka thënë se për këtë duhet të peshohen premtimet që kanë dhënë.
“Unë qëndroj me krenari dhe besim për këtë katër vjeçar. Është një histori ndryshimi që prekin jetën e secilit qytetarë. Këto histori suksesi flasin për një të ardhme më të mirë që nuk e përjashtojnë askënd. Le të fillojmë me ekonominë, për këto katër vite kemi pasur 6,36 për qind të bruto produkt vendor. Papunësia që dikur ndihej si një re e rend sot ka rënë, sfidë na mbetet aktivizimi i grave… kemi punësuar indirekt 12 mijë grave, pagën minimale e kemi të re 350 euro, ka pasur diskriminim sipas moshës, e kemi gjetur 170 e paga minimale që nuk është prekur për një dekadë”, tha ai.
Kurti tha se investimet kapitale kanë qenë më të mëdha me rreth 561 milion euro.
“14 mijë të rijnë janë punësuar përmes platformës jo qeveritare… 124 grupe kriminale janë shkatërruar, 300 zyrtarë publik janë arrestuar, 37 rrugë ilegale janë mbyllur, 9 stacione policore i kemi tash në veri nuk ka qenë asnjë më herët. 82 për qind është më shumë numri i inspektimeve, janë mbyllur komunat ilegale në Mitrovicë të veriut… Ky sukses i shtetit tonë të përbashkët edhe në veri e ka rritur nervozën dhe agresivitetin në Beograd… E di që jemi kritikuar për mospasjen e njohjeve të reja, por as liberalizmi i vizave e as njohje nuk kemi premtuar në fushatë zgjedhore. Fushatë kemi thënë punësim dhe drejtësi, duhet të na peshoni për premtime që kemi dhënë. Pa premtuar anëtarësim në organizatën ndërkombëtare jemi anëtarësuar në 10 organizata” ,tha Kurti.