Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur, kreut të NISMA-së, Fatmir Limaj i cili gjatë senacës kërkoi që kryeministri të sillet si shef i Qeverisë e të marrë vendime lidhur me dialogun me Serbinë. Kurti i ka thënë Limaj se kryefjala e qeverisjes së tij nuk është Serbia dhe se ai i trajton të gjitha temat njësoj, transmeton Ekonomia Online.
“Vendimet e Republikës së Kosovës nuk kanë të bëjnë me Serbinë. Nuk e kemi Serbinë në pika të programit tonë. E gjeni vetingun, përgjysmimin e qeverisë, shkarkimin e bordeve. Këto i gjeni në programin tonë”, ka thënë Kurti.
Limaj i kërkoi “të çohet e të shkojë ta drejtojë dialogun”, e Kurti i thotë atij se nuk i merr 10-12 burra të niset në Bruksel.
“Unë e kam marrë detyrën, por nuk shkojë me 10-12 burra te zonja në Bruksel. Unë e marrë detyrën që ma ka dhënë populli”. Kot ke parime e koncept, pa strategji. Prandaj ndoshta ju ra edhe Qeveria”, ka shtuar Kurti.
Ai thotë se për të të gjitha temat janë të rëndësishme dhe merret me to gjatë qeverisjes.
“Unë merrem me të gjitha. Nuk ka punë të vogël me kryeministër. Natyrisht që i takoj prodhuesit. Nuk të bën kryeministër duke i takuar kryeministrat e tjerë ose ministrat e Jashtëm të shteteve tjera, ose duke shkuar në Kongres. Kryeministër të bën populli yt”
Kurti i tha Limajt se ai po pret të koordinohet me Presidentin Hashim Thaçi, që kreu i Nismës i tha të ndalet duke e sharë.
“Po e pres Thaçin të koordinohemi, por derisa nuk isha kryeministër, m’i shkruante dy letra në ditë. Tash po ikën. I kam shkruar letër edhe kreut të opozitës edhe kreut të AAK-sësë. Unë jam për diskutim. Nga unë kurrë s’do të shihni arrogancë”, u shpreh kryeministri Kurti.