Kurti i përgjigjet Tahirit për tenderët njëburimor: Ekziston mundësia ligjore për të pasur cilësi më të lartë e kosto më të ultë

Prishtinë | 02 Dhj 2024 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është kundërpërgjigjur deputeti të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili përmendi siç i quajti skandalet e kësaj qeverie.

Një ndër to ishin edhe tenderët njëburimorë, për të cilët tha se ka lidhur mbi 2 mijë e 100 kontrata, me procedurë të negociura, pa publikim të njoftimit të kontratës.

Për këtë, Kurti tha se qeveria e tij nuk ka bërë gjëra të paligjshme.

“Qeveria jonë nuk ka bërë gjëra të paligjshme. Ekziston mundësia ligjore për të pasur cilësi më të lartë e kosto më të ultë nëpërmjet procedurës së negociuar të tenderimit. Deputeti Tahiri, në fjalën tuaj hyrëse ju thatë që kryeministri nuk i ka shkelur këmba në Shtëpinë e Bardhë. Ku e kam takuar sekretarin Blinken, atë e kam takuar në ‘Steat Departament’. Mund të diskutojmë për bindje të ndryshme por mos i mohoni faktet”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme