Anëtari i kryesisë së PSD-së, Frashër Krasniqi, i ka reaguar Tinka Kurti, pasi kjo e fundit e cilësoi partinë e tij si mbeturinë.
Krasniqi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka pasur kritika për listën e kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes, duke thënë se ka mospërputhje ideologjike mes tyre, shkruan Gazeta Express.
Ndër të tjera, ai ka thënë se po e shfrytëzojnë politikisht edhe aktivistin e ndjerë, Astrit Deharin, teksa ka pasur akuza edhe për liderin e subjektit opozitar, Albin Kurtin.
“- A ka diçka me thënë Tinka Kurti për kosovocentristët anti-LPK dhe anti-UÇK në listën e Albin Kurtit?
– A ka diçka me thënë Tinka për islamistët radikalë brenda asaj liste?
– A ka ndonjë koment Tinka Kurti për të djathtët neoliberalë në listën e VV-së?
– A ka ndonjë koment Tinka për keqpërdorimin e turpshëm që i bëhet Astrit Deharit nga po kjo listë?
– A ka mendim Tinka për faktin që gratë në listën e Albin Kurtit përdoren si simbolikë dhe marrin pjesë si GRA TË BURRAVE të tyre, vetëm kur këta mungojnë?
Se për komente të lodhëta pa përmbajtje e jo-kreative, e di që ka boll. Ashtu siç VV-ja sot ka vetëm përqeshje e arrogancë, por jo kundër-argumente”, thuhet në reagimin e tij.
Përgjatë ditës, ish-deputetja e VV’së, Tinka Kurti, kishte reaguar për aksionin simbolik të Partisë Socialdemokrate. Këta të fundit kishin vënë fytyrën e Albin Kurtit në kontejner të mbeturinave.
“Rast i rrallë kur je brenda kazanit të plehrave dhe shkarravitë jashtë tij”, ka shkruar ajo.