Kurti ia hapë dyert në VV anëtarit të partisë Fjala

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i degës së Partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku, është bërë zyrtarisht pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Maloku përmes një postimi në Facebook.

Ai ka bërë të ditur më 25 tetor që ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda Partisë Fjala, e arsyeja sipas tij është që ka një kohë që është pasiv në aktivitetin politik.

Por gjatë ditës së djeshme, Maloku njoftoi se tashmë i është bashkuar VV-së, ku u prit edhe nga kryetari i partisë, Albin Kurti dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Miq të dashur, më lejoni t’iu njoftoj se nga sot jam anëtarë i Lëvizjes VETËVENDOSJE. Falënderoj Kryetarin Albin Kurtin për mikpritjen e ngrohtë në familjen e madhe dhe kryetarin e ardhshëm të Podujevës Prof.Shpejtim Bulliqin.”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme