Kurti insiston në zbatim të plotë, pa vonesa dhe kushte të marrëveshjeve të dialogut

Prishtinë | 11 Maj 2023 | 15:46 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Albin Kurti, tha se Kosova insiston në zbatim të plotë e të përpiktë të marrëveshjeve të dialogut, raporton Ekonomia Online.

Kurti shtoi se takimi me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është si vazhdim i takimit të 2 majit që u zhvillua në Bruksel.

Ai pohoi se Kosova është në rrugën e normalizimit, e sipas tij, normalizim i plotë arrihet me njohjen reciproke në qendër.

“Takimi që u zhvillua sot me emisarin special evropian, Lajçak është si vazhdim i takimi të 2 majit që zhvilluam në Bruksel dhe përgatitje e takimit që do të zhvillohet ndërmjet kryenegociatorëve. Insistimi ynë është ajo që jemi dakorduar, pra zbatim i plotë, i përpiktë i secilit nen pa vonesa e pa kushte”.

“Ne e dimë që pala tjetër. Ne e dimë që pala tjetër ka bërë deklarata se marrëveshjen nuk e pranon me përmbajtje por vetëm me koncept dhe se zbatimi i saj ka kufizime. Për neve këto janë të pa pranueshëm dhe për neve ishte e rëndësishëm që ta konfirmojmë me emisarin Lajçak që marrëveshja është ajo me 11 nen nga 27 shkurti në Bruksel dhe me 12 pika aneksi i zbatimit”.

“Tash jemi të interesuar që të bashkëpunojmë për ta shkruar bashkë me tejet një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekuat të vet-menaxhimit siç e sheh neni 7 i marrëveshjes së dakorduar duke mos e anashkaluar edhe neni 10. Ky është synimi ynë paralelisht më atë qe duhet të ketë implementim të plotë dhe sa më të shpejt. Bisedimet ja ë duke u zhvilluar, pas Kosovës do të shkojë edhe në Serbi dhe në javën e ardhshme besoj që do ta kemi një takim mes kryenegociatorëve”, tha ai.

“Kosova është në rrugën e normalizimit, një normalizim i plotë i cili arrihet pikërisht me njohjen reciproke në qendër. Ndërkaq me marrëveshjen bazike që cilën e kemi realizuar kemi njohje de-facto”, tha ai.

Të ngjashme