Kurti: Investime jetike në infrastrukturën kritike në veri

Prishtinë | 02 Gus 2025 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për investime të rëndësishme në infrastrukturën kritike, konkretisht në rehabilitimin e kanalit Ibër-Lepenc. Sipas tij, projekti, i cili për vite kishte pasur vetëm 10% zbatim, tani ka arritur realizim prej 90% dhe pritet të përfundojë së shpejti.

“Kanali prej 49 km është me rëndësi jetike për furnizimin me energji, ujë të pijshëm dhe ujitje për bujqësinë”, tha Kurti. Punimet po zhvillohen me mbështetjen e Bankës Botërore dhe Qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme