Kryeministri i vendit, Albin Kurti është pyetur se a ka në plan ta fus Kosovën në hartën e investimeve dhe nëse po kur?
Kurti edhe një herë ka bërë të ditur fushat se ku janë bërë investime, si në agrokulturë, fushën e mbrojtjes e sigurisë, arsimit dhe shëndetësisë.
Më tutje Kurti tha se atij i mbetet të jetë optimist për të ardhmen dhe rezultatet që do vijnë.
“Unë jam optimist dhe entuziast për kohët që po vijnë”, u shpreh Kurti.