Kryeministri i Kosovës e ka mbajtur këtë pasdite një takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett në ndërtesë të qeverisë
Mësohet takimi është kryer rreth orës 16:00, e se një i tillë është takim i rregullt i kryeministrit Kurti me ambasadorin amerikan në vend.
Sot gjatë ditës disa zyrtarë të lartë të shtetit amerikan kanë paralajmëruar heqjen e trupave amerikane nga Kosova.
Duke parë këtë reagim të Amerikës ndaj qeverisë kosovare, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar në një takim urgjent me përfaqësuesin amerikan në dialog, Richard Grenell, anëtarin e kryesisë Skender Hysenin, shkruan Express.
Momentalisht në qeveri të Kosovës në një takim me kryeministrin Kurti ndodhet ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari që ka udhëhequr grupin për heqje të taksës.