Kurti: Ka mundësi që ka pasur transmetim të energjisë nga Serbia në Kosovë, por s’kemi blerë atje

Prishtinë | 11 Dhj 2025 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeminstri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk kanë blerë energji elektrike nga Serbia.

“E kanë sqaruar gjerë e gjatë edhe Artane Rizvanolli edhe Armend Muja, e kanë shpjeguar se nuk ka asgjë të bëjë me të vërtetën, madje tabelat e shifrat flasin që janë dezinformata.

“Le ta shikojmë me ZRRE, çfarë ka ndodhur. Kur u pa që në Kosovë nuk ka asgjë lidhur me ato dezinformata, filloi të përmendet ajo kompania e Shqipërisë. Ka mundësi që ka pasur transmetim të energjisë nga Serbia nëpër Kosovë e në nivel tjetër, por kjo nuk do të thotë që ne kemi blerë energji elektrike. Energji elektrike nuk blen as KEK’u lërë më unë, e kemi KEK’u dhe KESKO”, ka thënë Kurti në Kanal 10.

Të ngjashme