Kurti: Kam qenë i informuar për tre atentate, ndihem i sigurt

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 14:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ndihet i sigurt pas raportimeve për atentate ndaj tij, por organet e sigurisë duhet të marrin vendim se çfarë masash duhet të merren më tej.

Kurti ka shtuar se për këtë arsye kanë vlerësuar që publikimi i atij plani nuk ndihmon organet e sigurisë, por i ndihmon vetëm planifikuesit e atentateve, prandaj kanë vendosur se më mirë ështe të mos publikohet plani i atentateve.

“Kjo është e vërtetë që kam qenë i informuar për tre atentate. Por e keni parë edhe nga informacionet që kanë dalë, se unë e kam ditur edhe më herët që qëllimi i planifikuesve  ishte frikësimi i popullsisë dhe destabilizimi i vendit”, ka deklaruar Kurti.

“Çfarë masash do të merren në vijim edhe kundrejt planifikuesve të atentave dhe masave që duhet të merren për institucionet dhe zyrtarët e lartë shtetërorë, janë organet e Qeverisë ato që vendosin”, ka thënë Kurti.


Të ngjashme