Kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook, ku ka thënë se lajmet që po i shkojnë VV-së nga përfaqësuesit në qendrat e votimit, janë më të mira se “Exit Poll”-et.
Ai ka thënë se çdo votë do të mbrohet, duke thënë se në mbrëmje do të festojnë për një rezultat të bukur.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq
Lajmet që po vijnë nga përfaqësuesit tanë në të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit janë më të mira e më të sakta se çdo anketë apo “exit poll”.
Çdo votë do të mbrohet, dhe në mbrëmje do të festojmë me një rezultat vërtet të bukur.
Ju falemnderit të gjithëve!