Kurti: Kemi shpëtuar e restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore dhe historike që po degradohej

Prishtinë | 08 Nën 2024 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tanishme e ka shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike, që sipas tij ajo po degradohej.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti thotë se sot ka më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj sesa ka pasur ndonjëherë, e Lojërat Mesdhetare 2030 do ta gjejnë me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon.

“E kemi shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike që po degradohej. Sot kemi më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj se që kemi pasur ndonjëherë. E Lojërat Mesdhetare 2030 do të na gjejnë me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon”, ka shkruar i pari i qeverisë.

Të ngjashme